Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka uruar suksese pesë kandidatëve shqiptar që garojnë në zgjedhjet e 2 marsit në landin e Hamburgut në Gjermani.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se pavarësisht partive të ndryshme që ata përfaqësojnë, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
E diela e 2 marsit 2025, është ajo e zgjedhjeve në landin e Hamburgut në Gjermani, e ku sot garojnë pesë kandidatë me prejardhje shqiptare, një tregues i fuqishëm ky i integrimit dhe kontributit të diasporës sonë në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. Pavarësisht partive të ndryshme që përfaqësojnë, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet.
Kandidatët janë:
• Dafina Berisha (SPD)
• Kushtrim Lulaj (CDU)
• Muhamet Idrizi (CDU)
• Nikola Tunici (CDU)
• Sami Musa (FDP)
Është gjithmonë mirë që bashkatdhetarët tanë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje, kurse atyre që garojnë iu uroj suksese dhe çdo të mirë në udhëtimin e tyre politik e qytetar./Arbresh.info
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë