Një shofer i moshës 36-vjeçare është gjobitur nga policia e Ferizajt për tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Sipas njoftimit thuhet se rasti ka ndodhur më 26 shkurt 2025, në afërsi të fshatit Nikaj në Kaçanik.
Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka verifikuar pamjet video të dërguara nga një qytetar përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe ka shqiptuar një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon të gjithë të raportojnë çdo shkelje në komunikacion. Shkeljet mund të raportohen në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë:192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...