Ilir Geci organizon një tjetër spektakël ndërkombëtar – Best of Europe Awards 2025 shkruan histori në Stamboll

14:23 | 27 Shkurt 2025
E.H

Në një atmosferë plot shkëlqim dhe elegancë, në pallatin mbretëror Çırağan Palace, ne Stamboll, Turqi, u mbajt një nga eventet më prestigjioze të vitit – “Best of Europe Awards 2025”.

Kjo ngjarje unike, e konceptuar dhe realizuar me sukses nga producenti i njohur Ilir Geci i GFG Models, ne bashkeorganizim me aktorje dhe modelen e famshme Turke Tugce Sarykaia Dagistan, mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota, duke bërë Stambollin epiqendrën e ekselencës evropiane.

Figurat më të famshme të biznesit, artit, kulturës, modës, bukurisë, muzikes, mjekësisë, hotilerisë dhe shumë fushave të tjera ishin pjesë e kësaj nate spektakolare, e cila u ndoq dhe u transmetua nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare.

Gjithashtu, pjesë e kësaj mbrëmjeje ishin edhe modelet ndërkombëtare të GFG International, duke konfirmuar praninë dhe ndikimin e GFG Models në skenën botërore të modës. Në mesin e tyre shkëlqeu modelja shqiptare Anita Morina, e cila mahniti publikun me elegancën dhe sharmin e saj, e veshur me një kreacion unik nga dizajnerja e njohur Chama.

Një tjetër moment krenarie ishte suksesi i katër kompanive shqiptare, të cilat u vlerësuan me çmime prestigjioze ndërkombëtare:

Trandevu – e shpallur klinika më e mirë evropiane për mbjelljen e flokëve, duke u konfirmuar si lider në këtë fushë.

As Term – me pronar Sami Kryeziun, e nderuar si kompania më e mirë ndërkombëtare për klimatizim, ngrohje dhe ventilim.

Studio Naimja – me themeluese Naime Jakupi, e vlerësuar si më e mira në botë për Microblading.

Liridona Krasniqi – shpallur artistja më e mirë ndërkombëtare për Eyelash Extension.

Për të dytin vit radhazi, Ilir Geci ka dëshmuar fuqinë e tij si producent i një eventi kaq prestigjioz, duke e vendosur Best of Europe Awards si një nga ceremonitë më të rëndësishme të Evropës.

Tashmë, përveç Producentit Geci, i cili po organizon evente të nivelit botëror në shtete të ndryshme, edhe modelet e GFG Models po shfaqen gjithnjë e më shumë në skenat më madhështore të eventeve ndërkombëtare, duke dëshmuar se talenti dhe vizioni shqiptar po zënë vendin që meritojnë në arenën globale!/Arbresh.info