Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar i përshirë në trafikun e qenieve njerëzore drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Uniformat blu njoftuan se Sinan K. bashkë me disa të dyshuar të tjerë në hetim, kanë lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë e të huaj nga Shqipëria drejt SHBA-së.
Pagesat vijonin nga 30 deri në 40 mijë dollarë për person.
“Hetimet vazhdojnë së bashku me partnerë të tjerë ligjzbatues, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kontrabandës me qenie njerëzore. Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojë edhe një herë Prokurorinë e Përgjithshme të Juridiksionit të Tiranës dhe angazhimin e partnerëve ligjzbatues të SHBA-së, për bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre në këtë hetim penal”, njoftoi policia./tvklan.al
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...