Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, shqiptarët duhet të zgjedhin mes anëtarësimit të vendit në BE dhe kënetës.
Në një komunikim online me qytetarët, Rama u shpreh se anëtarësimi në BE, do të jetë pavarësia e dytë e Shqipërisë.
“Zgjedhja që ke në 11 maj, është mes BE dhe kënetës. Me bufin e kënetës, e sigurtë që je me humbësat. Me bufin në kënetë, do hysh në borxh me veten si shqiptar. Të gjithë atyre iu duhet Shqipëria në BE. Ne BE, ne garantojmë 3 gjëra që nuk garantohen askund, garantojmë të mos ketë mungesë të lirisë individuale, që sundimi i ligjit të mos jetë në diskutim dhe garantojmë që standarde demokratike të jetesës, të mos i prekë më askush. Ne BE ka dy kategori shtetet, kontribuesit, dhe përfituesit. Në momentin që një shtet i ri hyn në BE, hyn te përfituesit. Shumë më tepër projekte në infrastrukturë, shumë më mbështetje për kulturën. Fokusohuni sepse dritaren mezi e kemi hapur. Është pavarësia e dytë e Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...