Një video e re po qarkullon në rrjetet sociale, ku reperi Gjesti, i njohur nga Big Brother VIP Albania, shihet duke diskutuar me banorin tjetër, Eglin, pas ngjarjeve të fundit në shtëpinë e BBVA-së.
Pas dyshimeve se ai tentoi të largohej duke kapërcyer murin e oborrit, momenti i bisedës mes dy banorëve ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Në videon e publikuar, Egli e pyet Gjestin: “Çfarë pate?”, ndërsa Gjesti përgjigjet me ndjenja të sinqerta: “Veç mu ngushtua brenda… zemra, me bo diçka, më erdh [dëshira] për me dalë”.
Këto fjalë tregojnë tensionin dhe presionin që ndjen Gjesti pas pesë muajve të plotë në izolim, duke qenë nën vëzhgimin e kamerave që nga tetori.
Ky veprim i Gjestit ka ngritur shumë pikëpyetje mes fansave dhe ndjekësve të spektaklit, të cilët janë të interesuar për mënyrën se si banorët përballen me sfidat emocionale që sjell një eksperiencë e tillë.
Situata e tij është veçanërisht e vështirë, pasi ai ka kaluar nga Big Brother VIP Kosova në BBVA, duke kaluar kështu një periudhë të gjatë nën presionin e kamerave dhe publikun.
O gjest ti ku je o king krejt shqiptarin ktu e ke #bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/L0rvHTes4o
— itsejg (@sukrykurgjo) February 26, 2025
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...