Këtë të mërkurë po zhvillohet seanca e radhës, lidhur me dosjen “Partizani”, ku i pandehur është marrë edhe kryedemokrati Sali Berisha.
Pritet të shihet nëse gjykata do të pranojë kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen.
“Është seanca e radhës. SPAK kërkon kalimin për gjykim. Do të shohim nëse gjykata do pranojë kërkesën e prokurorisë. Ditën e sotme ka qenë radha e Fatmir Bektashit, një tjetër i pandehur”.
Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.
I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. /abcnews.al
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik