Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër fajdeve.
Në njoftimin për media nga Prokuroria thuhet se, është realizuar kontroll në dy lokacione me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar D.G., dhe L.G., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2, lidhur me par.1 lidhur me nenin 31, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15% – 20%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, thuhet në njoftimin e kësaj Prokurorie.
Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar.
Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur.
“Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona – konfiskon para dhe automjete
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...