Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar liderët e koalicionit CDU dhe CSU për fitoren e zgjedhjeve federale të Gjermanisë.
Me anë të një postimi në X, Osmani tha se Kosova dhe Gjermania ndajnë një histori të gjatë marrëdhëniesh të shkëlqyera teksa potencoi vullnetin për thellimin e lidhjeve.
“Urime Unionit Demokristian (CDU), Unionit Kristian Social (CSU) dhe liderëve të tyre Friedrich Merz dhe Markus Söder për fitoren e tyre në zgjedhjet federale të Gjermanisë. Vendet tona ndajnë një histori të gjatë marrëdhëniesh të shkëlqyera dhe mezi pres të thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Congratulations to the Christian Democratic Union (CDU), the Christian Social Union (CSU), and their leaders @_FriedrichMerz and @markus_soeder on their victory in Germany’s federal elections.
Our countries share a long history of excellent relations and I look forward to… pic.twitter.com/AuQygrDDGH
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2025
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...