Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, ku diskutuan për integrimin e Shqipërisë, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, mbështetjen ndaj Ukrainës dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Në lidhje me këtë të fundit, Hasani theksoi se anëtarësimi i Kosovës duhet të ndodhë sa më shpejt dhe garantoi mbështetjen e Shqipërisë në këtë proces.
“Gjatë takimit u vlerësua progresi i Shqipërisë në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, si dhe roli aktiv në organizatat ndërkombëtare dhe mbështetja e saj për Ukrainën.Gjithashtu gjeta rastin t’i nënvizoj z. Berset se anëtarësimi mëse i merituar i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetjen ndaj saj, duke e parë si një pikë kyçe për stabilitetin rajonal dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, shkoi ai./Arbresh.info
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...