Gjatë fjalës së tij përpara punonjësve të bashkisë Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Tiranën moderne e bënë ata, nga ai, Erion Veliaj dhe punëtorët që punojnë 24 orë.
Ai u shpreh se puna nuk është për xhuxhmaxhuxhët që kur shohin të bukurën gjejnë urrejtje, dhe urrejtja i shtyn për të gërmuar qenin e ngordhur.
“Tiranën moderne nuk e bëri koha, e bëri lali Eri, e bëtë ju. E bënë ata që ndërrojnë turnet për 24 orë që të jetë e pastër, që kur të gdhihet turistët të shohin pastërtinë. Kjo e Tiranës dhe Shqipëruisë nuk është një punë që mund ta bëjnë ata që duan, por që s’dinë asgjë tjetër, përveç se të akuzojnë dhe shajnë nëpër foltore. Ai Komisioni Hetimor në 2002 erdhi pas një lum akuzash, tha Rama.
“Kjo puna e Tiranës dhe Shqipërisë nuk është për xhuxhamaxhuxhët që kur shohin kulla mendojnë vjedhje, kur shohin të bukurën gjejnë urrejtje. Urrejtja i shtyn për të gërmuar qenin e ngordhur. As analistëve dhe zhurmalistëve të kënetave që paratë e veta i marrin në të zezë, dhe shajnë nëpër banaqe. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë atëherë, e dini si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 131 tonë. I kam prishur unë me korrupsion. I mora ndërtuesit në zyrë dhe i pyeta, keni dhenë ndonjë lekë. Ata qeshnin dhe thonin jo. tani ka ardhur koha i tash që t’ia lani ryshfetin Tiranës. Edhe në vijën logjike të një sër hetimesh, jam gati të dorëzohem përpara drejtësisë”, tha Rama./abcnews.al
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën