Policia ka zbardhur pesë raste të vjedhjes në Tiranë.
Në pranga ka rënë një 57-vjeçar, i cili rezulton i dënuar më herët për vjedhje. Ai vidhte para nga kasafortat e bizneseve dhe të banesave.
Gjatë operacionit “Safe Box”, janë sekuestruar disa nga sendet e forta të cilat ky shtetas dyshohet se i përdorte për të hapur kasafortat.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-më datë 16.02.2025, ka vjedhur 1200 euro nga kasaforta e një biznesi në rrugën “Abdyl Frashëri”;
-më datë 02.02.2025, ka vjedhur 300 000 lekë nga kasaforta e një subjekti në rrugën “Reshit Çollaku”;
-më datë 13.12.2024, ka vjedhur 370 800 lekë nga kasaforta e zyrës së një kompanie;
-më datë 10.11.2024, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Rrugën e Dafinave;
-më datë 19.09.2024, ka vjedhur një shumë parash në zyrat e një kompanie, në rrugën “Abdyl Frashëri”.
Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa nga sendet që ai dyshohet se ka përdorur për hapjen e kasafortave.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...
Dogana zbulon mall të padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro ...
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...