Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një fotografi të shkrepur në Kabul gjatë vitit 2004.
Pacolli thotë se fotografia është shkrepur gjatë momentit ku ka ndërmjetësuar lirimin e disa pengjeve.
“Gjatë jetës sime, kam ndërmjetësuar për lirimin e dhjetëra pengjeve, shpesh në situata të rënda dhe të rrezikshme. Kjo foto e shkrepur në Kabul në vitin 2004 është një kujtim i njërit prej atyre momenteve – një betejë me kohën, me rrethanat dhe me fatin e njerëzve të pafajshëm”, shkruan Pacolli në Facebook.
Pacolli thekson se kur je përballë këtyre situatave, nuk mendon për vështirësitë personale, por për ata që presin të kthehen te familjet e tyre.
Më tej, Pacolli tha se çdo jetë e liruar është një fitore për humanizmin./Arbresh.info/
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...
SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej...
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...
Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon nd...
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg