Ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich tha se do të bëjë thirrje për një votim në mbledhjen e kabinetit për zbatimin e planit të presidentit amerikan Donald Trump për Gazën.
Ai këmbënguli gjithashtu se Izraeli duhet të miratojë kërkesën e presidentit amerikan që Hamasi të kthejë menjëherë të gjithë pengjet.
Smotrich tha se përveç kësaj, Izraeli duhet të aneksojë Rripin verior të Gazës, Korridorin e Filadelfias në jug dhe zona të tjera të rëndësishme strategjike në enklavë.
“Ose jemi ne ose ata. Ose do ta mposhtim Hamasin ose, Zoti na ruajt, Hamasi do të na mundë”, theksoi Smotrich, duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të kthehet në luftë pas fazës së parë të armëpushimit.
“Të pushtojë dhjetë për qind të territorit të Rripit të Gazës, të vendosë kontrollin e plotë mbi të dhe të zbatojë sovranitetin izraelit mbi të”, tha ai./abcnews.al
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...