Ylli i Manchester Unitedit, Casemiro ka ndarë diçka që s’e ka folur asnjëherë për njërin prej ish-bashkëlojtarëve te Real Madridi.
Gjatë kohës së tij në Madrid, Casemiro u zhvilluar në një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij.
Përkrahë Luka Modricit dhe Toni Kroosit, treshja luajtën një rol kyç në dominimin e Reali në futbollin europian.
Braziliani fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë titullin e La Ligas, së bashkua me disa trofe të tjerë me “Los Blancos”.
Në një intervistë të fundit, Casemiro rikujtoi se çka i tha Modrici atij dhe bashkëlojtarëve, pasi fituan titullin e Ligës së Kampionëve më 2016.
Ai tha për “Diario AS: “Do të ju tregoj diçka që kurrë s’e kam thënë në asnjë intervistë: Pas triumfit në finalen e vitit 2016 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, Luka Modric na u afruar dhe na tha ‘Shokë, na duhet të fitojmë edhe dy trofe tjerë të Ligës së Kampionëve’”.
“I thamë atij, ‘Luka kemi fituar tashmë pothuajse dy radhazi që nga Lisbona (2014).’ Ai u përgjigj: ‘Jo, jo. Me këtë ekip që kemi, kemi një përparësi dhe duhet të bëjmë histori duke fituar edhe dy të tjera radhazi.’ Ne pastaj fituam trofeun e 12-të në Cardiff dhe të 13-tin në Kiev. Radhazi. Luka e dinte”.
Casemiro u largua nga Real Madridi më 2022, duke u drejtuar për te Manchester Unitedi, në një marrëveshje që kapte shifrën e 70 milionë paundëve.
Mesfushori e shijoi një sezon goxha të mirë në vitin e tij të parë në futbollin anglez, por që atëherë ai po e ka të vështirë të zë një vend startues në ekip.
Pavarësisht vështirësive që është përballur kohëve të fundit, Casemiro është i përkushtuar të luftojë për një vend në formacionin startues të Unitedit.
Ai tha: “Më duhet të bëj atë që jam duke e bërë, me shumë respekt dhe edukatë. Natyrisht se më pëlqen të luaj më shumë.
Nuk e di ndonjë lojtar që nuk dëshiron të luaj e të ndihmoj ekipin. Po ashtu, dua ta ndihmoj klubin në këtë kohë të vështirë. I shkoj gjërave me respekt për bashkëlojtarët e mi dhe për komitetit teknik.”
Casemiro shtoi: “Dhe mbi të gjitha, e respektoj Unitedin, një klub që e vlerësoj shumë. Kam edhe një vit e gjysmë në kontratën time dhe dëshiroj që ta përmbush kontratën time në Manchester”
“Jam shumë rehat këtu, unë dhe familja ime. Janë adaptuar dhe flasin anglisht. Falënderoj shumë tifozët në ‘Old Trafford’ dhe klubin. Jam i lumtur me nivelin e klubit”, përfundoi ai.
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...