Selektori i Kosovës në konkurrencën e vajzave, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Kosova do t’i luajë dy ndeshjet e para ndaj Maqedonisë së Veriut, ku takimi i parë do të luhet në Shkup të premten me 21 shkurt, kurse ajo e kthimi më datë 24 shkurt në ‘Fadil Vokrri’.
‘Dardanët’ ishin kombëtarja e vetme që e mbylli Grupin 4 të Ligës B pa fitore dhe për këtë arsye ra nga ai grup.
Vlen të theksohet se ato nuk kanë shënuar asnjë gol në kualifikimet për Euro 2025, teksa kanë pësuar 17 të tillë në gjashtë ndeshje sa i kanë luajtur gjithsej.
Në grupin ku bënte pjesë Kosova vendi i parë i takoi Uellsit që grumbulloi 14 pikë, ndërsa në pozitën e dytë dhe të tretë u renditën Ukraina me 11 pikë dhe Kroacia me nëntë sosh.
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...