Një grua është lënduar pasi është goditur me veturë nga ish-bashkëshorti i saj te sheshi “Adem Jashari” në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se ish-bashkëshorti i viktimës me inicialet Sh.R 31-vjeçar është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Më datë 17.02.2025, rreth orës 01:30, i dyshuari Sh. R(M/K) 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, kishte ndjekur viktimën (ish-bashkëshorten), e cila po ashtu ishte me veturë. Kur kanë arritur në Ferizaj, te Sheshi “Adem Jashari”, i dyshuari e ka goditur automjetin e viktimës, ndërsa të dy ishin në lëvizje. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor fillestar në Ferizaj ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK – Prishtinë”, tha Veseli.
Sipas Veselit, në të dy automjetet janë shkaktuar dëme materiale. Hetuesit dhe krimteknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e automjeteve dhe ato janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndihmë mjekësore ju ka ofruar edhe të dyshuarit”, tha Veseli./Arbresh.info
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë