Disa zona të veriut të Shqipërisë janë përfshirë nga dëbora.
Në bashkitë e Kukës dhe Hasit ka prezencë dëbore me intensitet mesatar, ndërsa bashkia e Tropojës është përfshirë nga vranësira.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve dhe mbajtjen e tyre funksionale.
Gjithashtu nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.
I gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, ndërsa në Shkodër në aksin rrugor Qafë Mali–Fierzë në orët e para të mëngjesit kanë filluar reshjet e para të dëborës, por pa shkaktuar probleme në qarkullim.
Policia apelon që qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.
Në Bashkinë e Pukës, reshjet e dëborës janë me intensitet të ulët, ndërsa në bashkinë e Fushë-Arrëzit, reshjet e dëborës kanë arritur deri në 8 cm. Nuk raportohen probleme nga kjo bashki. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme.
Në Mirditë, reshjet e dëborës kanë krijuar problematika në Rrugën e Kombit, ndërsa në segmentin Reps–Thirre janë regjistruar tri aksidente.
/rtsh.al/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...