Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

21:22 | 16 Shkurt 2025
E.H

Zyra e Kryeministrit ka publikuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se aktivitetet fillojnë nga ora 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës dhe përfundon në ora 16:00 me konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, përcjell Arbresh.info

Aktivitetet:

– 8:00 – Mbahet Mbledhja Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të shtatëmbëdhjetë (17) vjetorit të Pavarësisë.

– 8:20 – Ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës

– 8:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë

– 9:00 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

– 9:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

– 10:15 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

– 11:45 – Nderime te Monumenti “Heroinat”

– 12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës

– 16:00-16:20 – Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, amfiteatri i Institutit të Historisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme