Liverpooli rikthehet tek fitorja në Premier League duke e mposhtur Wolvesin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 25-të.
Ndeshja nis për “The Reds” ku shënuan përmes Luis Diaz në minutën e 15-të, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë tetë minuta para fundit të pjesës së parë, Salah shënoi nga penalltia për 2-0.
Pjesa e dytë i takoi mysafirëve që u munduan të rikthehen në lojë dhe të marrin një pikë së paku.
Mirëpo krejt ajo se cfarë bën ishte goli i nderit i shënuar nga Cunha në minutën e 67-të. Ani pse provuan ta barazojnë sfidën dhe patën disa raste në fund, fitorja ishte e Liverpoolit.
Me këto tre pikë të drejtuarit e Slot kanë 60 pikë dhe janë në krye të tabelës me shtatë pikë më shumë se Arsenali. Kurse “Ujqërit” ndodhen në pozitën e 17-të me 19 sosh./Arbresh.info
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...