Ka vdekur në moshë të re, aktivisti i LDK-së Lirim Maqedonci.
Me këtë rast, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se Lirimi do të mbetet përherë në kujtimet e atyre që punuan me të dhe e deshtën.
“Lirimi ishte një djalë me virtyte të larta, i palodhur në përkushtimin e tij për vlerat dhe idealet që na bashkuan. Me punën dhe angazhimin e tij të pashoq, ai dha një kontribut të çmuar për shtëpinë tonë politike, duke lënë pas një dhimbje të madhe”, tha Maqedonci.
“Në këtë moment të vështirë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal ju shpreh ngushëllime familjes Maqedonci, miqve, strukturave tona dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të”, theksoi ai.
“U prehtë në paqe”, theksoi kreu i LDK-së në telegramin e ngushëllimit./Arbresh.info/
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...