Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar dy raste të kundërvajtjeve doganore.
Sipas njoftimit, dy automjete me targa serbe, të cilat kishin hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia, janë ndaluar në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit.
Gjatë kontrollit, janë gjetur 20 kanta me rreth 510 kg mjaltë, pa dokumente përcjellëse.
Vlera e mallrave të sekuestruara është rreth 5,000 euro.
Automjetet dhe mallrat janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.
“Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallërave nga Serbia përmes rrugeve ilegale jashte pikave te autorizuara kufitare, ne fshatin Kokaj-komuna e Gjilanit jane ndaluar 2 automjete me targa Serbe, me shofer shtetas Serbe. Gjate kontrollit të automjeteve ne fjale jane gjetur 20 kanta me rrethë 510kg Mjaltë per te cilat nuk kishte dokumente percjellese. Vlera e tregut eshte rreth 5000 euro. Automjetet dhe mallërat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...