Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 9 komuna ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
KQZ njofton se deri më 14 shkurt janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533”, njofton KQZ, transmeton Telegrafi.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Junik, Ranillug dhe Kllokot.
Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?