Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga nesër, ora 22:00 deri më 17 shkurt, ora 20:00, rruga Garibaldi do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.
Pjesa e mbyllur do të jetë nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli.
“Nga e shtuna, 15 Shkurt, ora 22:00 deri më 17 Shkurt, ora 20:00, rruga Garibaldi (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësis. Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja duke përdorur rrugë alternative dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për mbarëvajtjen e këtij organizimi të rëndësishëm”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?