Policia italiane ka sekuestruar më shumë se 80 kilogramë kokainë nga një kamion që udhëtonte pranë Napolit, njoftoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Policia e karabinierëve arrestoi një 33-vjeçar dhe një 47-vjeçar që transportonin 81,7 kilogramë kokainë të ndarë në 70 pjesë – nga kamioni në një furgon më të vogël – në një periferi veriore të qytetit.
Vlera e drogës arrin në rreth 10 milionë euro (10,5 milionë dollarë).
Karabinierët thanë se kjo ishte një goditje e rëndësishme për krimin e organizuar./atsh
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...