Kur presidenti amerikan, Donald Trump, të mërkurën tha se mund të takohet së shpejti me kolegun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e luftës trevjeçare në Ukrainë, ai gjithashtu tregoi dhe ku mund të ndodhte ky takim.
“Ne presim që ai të vijë këtu, dhe unë do të shkoj atje, për herë të parë do të takohemi ndoshta në Arabinë Saudite… Do të takohemi në Arabinë Saudite, do të shohim nëse mund të bëjmë diçka”, tha lideri amerikan për gazetarët, shkruan New York Times.
Trump tha se ai dhe Vladimir Putin kanë marrëdhënie të mira me trashëgimtarin e kurorës Mohammed bin Salman, de fakto sundimtari i Arabisë Saudite, si arsye pse ata e zgjedhën këtë komb për takimin e parë.
“E njohim trashëgimtarin e kurorës dhe mendoj se do të ishte një vend shumë i mirë për të qenë”, tha 78-vjeçari./abcnews.al
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...
Në takimin për integrim evropian, Kurti flet për fondet mili...
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital