Të paktën 28 persona janë plagosur, përfshirë fëmijë, pasi një makinë u përplas në një turmë në një “sulm të dyshuar” në Mynih, thanë autoritetet.
Një 24-vjeçar azilkërkues afgan, Farhad N, është arrestuar pasi oficerët qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit.
Punëtorët që merrnin pjesë në një demonstratë sindikale po ecnin përgjatë një rruge kur makina parakaloi një automjet policie që po shoqëronte grupin, sipas oficerëve në qytetin gjerman.
Ata thanë se makina më pas u shpejtua dhe u fut në pjesën e pasme të grupit, raporton SkyNews.
Kryeministri i shtetit të Bavarisë, Markus Soeder tha se incidenti “dyshohej të ishte një sulm”. Disa nga viktimat janë plagosur rëndë, ndërsa motivi është i paqartë.
Zyrtarët besojnë se protesta, nga sindikata e punëtorëve të shërbimit ver.di, ka të ngjarë të jetë synuar rastësisht, sipas ministrit të brendshëm të shtetit Joachim Herrmann.
Ai tha se i dyshuari ishte i njohur për autoritetet në lidhje me veprat penale të vjedhjes dhe drogës.
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...