Nëse kolliteni, teshtitni në ditët para udhëtimit tuaj, anulimi i fluturimit mund të duket si i tepërt.
Në fund të fundit, është thjesht një ftohje – apo jo? Megjithatë, ju mund të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.
Së fundmi, një pilot i paralajmëroi pasagjerët që të mos hipin në aeroplan derisa ballafaqohen me ftohjen, sepse rrezikojnë probleme të përhershme me veshin dhe dëgjimin.
Kapiteni Jaimes García, i cili punon për kompaninë ajrore kolumbiane Avianca, ndau një video në TikTok, duke shpjeguar rreziqet e udhëtimit me aeroplan nëse përballeni me ftohjen.
Ai paralajmëroi se ndryshimi në lartësi mund të shkaktojë atë që njihet si barotrauma e veshit – një lloj dëmtimi i veshit i shkaktuar nga ndryshimet në presionin midis pjesës së brendshme dhe të jashtme të veshit.
Mund të çojë në dhimbje veshi dhe, në disa raste, në humbje të përhershme të dëgjimit.
“Nëse është vërtet e vështirë dhe jeni vërtet i mbingarkuar, daullja e veshit madje mund të çahet. Është shumë serioze”, tha ai.
“Mashtroi ndërkombëtaret?” – Avokatja: Si është e mundur Tha...
Ministri serb e quan provokim aleancën ushtarake Kosovë-Kroa...
Mbahet takimi trepalësh Shqipëri-Kosovë-Kroaci, FSK: U konfi...
Një mungesë e madhe për Barcelonën ndaj Atletico Madridit
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni