Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku që në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte edhe kandidat i LDK-së për kryeministër ka reaguar përsëri lidhur me procesin zgjedhor.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka pasur kritika lidhur me procesin zgjedhor të organizuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Arbresh.info.
‘’Të dashur mbështetës.Vërtetë doja të prisja numërimin e rezultateve – edhe plot 100 mijë votave të tjera – para se të nisnim diskutimin paszgjedhor; por në gjithë helmim e vrerin politik të tanishëm edhe pritja e një gjëje bazike duket e pamundur.Përveç kësaj, kemi dhe një KQZ që as edhe një gjë bazike për të cilën kishte kohë plot 4 vjet të përgatitet – si numërimi’’, ka thënë Abdixhiku.
Më tutje Abixhiku ka shtuar se LDK-ja në këto zgjedhje ka shënuar rritje.
‘’LDK nuk i ka fituar zgjedhjet, do të donim këtë në veçanti ne, këtë e dijmë, por LDK pritet ti shtojë plot 80 mijë vota; e kapërcimi prej 12 në 20% do të vërtetohet si arritje e jashtëzakonshme. Prisni pak ditë. Ne nuk e kemi nisur garën as me 50% as me 20%. Ishim vetëm 12%! Sot, mbështetemi në qytetarinë që na jep edhe qetësi edhe shtytje për rrugëtimin e ri.Pavarësisht të gjithave, siç e thash në Konferencën e natës së zgjedhjeve, ky rezultati nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën; sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë’’, ka thënë Abdixhiku./Arbresh.info.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...