Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në reagimin e tyre thuhet se si organ i pavarur kushtetues po dështon të realizoj me sukses detyrimet dhe përgjegjësitë e saja kushtetuese dhe ligjore.
Me qëllim të vëzhgimit të procesit të numërimit të votave dhe ruajtjes së fletvotimeve, Avonet ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, ku evidentoi se procesi i numërimit të votave të kadidatëve ende nuk ka filluar.
“Në këtë drejtim, AVONET shpreh pakënaqësinë e thellë në lidhje me papërgjegjshmërinë dhe mos administrimin e duhur të procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas nenit 6, pargrafit 2 të Rregullores Zgjedhore Nr. 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, procesi i numërimit të votave të kandidatëve fillon në orën 08:00, në mëngjesin e ditës së nesërme, pas ditës së zgjedhjeve. Pra, ky numërim do duhej të fillohej menjëherë me datë 10.02.2025, por ende deri sot me datë 12.02.2025 ky numërim nuk ka filluar”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre, kjo shkelje e rregullave zgjedhore të përcaktuara nga vetë KQZ-ja përbën një sjellje të rrezikshme dhe të papërgjegjëshme e cila mund të ndikoj jashtëzakonisht negativisht në procesin demokratik të zgjedhjeve.
“Andaj, AVONET i bën thirrje KQZ-së, që në mënyrë urgjente të ndërmarrë hapat e detyrueshëm ligjor dhe kushtetues, në mënyrë që të garantojë se në kuadër të procesit zgjedhor po zbatohet në tërësi kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e këtij procesi”, vijon reagimi./Arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...