Ish-kryetari i Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasoulas u zgjodh President i Republikës së Greqisë në një proces të zhvilluar në parlamentin grek, ku mori 160 vota nga 274 deputetë të pranishëm.
Pas zgjedhjes së tij, Tasoulas theksoi se posti i Presidentit është “një nder suprem, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe.” Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kohezionit social në përballimin e sfidave politike dhe shoqërore që e presin Greqinë.
“Pavarësisht mosmarrëveshjeve individuale, filli i padukshëm që na bashkon nuk duhet të prishet. Ky është një fill që na mban të bashkuar kur mobilizohemi për një qëllim të përbashkët ose për të parandaluar një të keqe të përbashkët,” tha ai në fjalën e parë drejtuar kombit.
Tasoulas gjithashtu foli për funksionimin dhe sinergjinë e institucioneve, duke theksuar se klima e butë politike dhe ruajtja e unitetit janë thelbësore për realizimin e qëllimeve politike..
Tasoulas vuri në dukje sfidat që po përballon Greqia, duke theksuar kërkesat për siguri kombëtare, prosperitet, mbrojtje civile dhe drejtësi. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të aftësive mbrojtëse dhe diplomatike, si dhe kohezionin social brenda Bashkimit Europian.
“Ritmi i botës, siç e dimë, nuk duket se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Greqia duhet të rrisë prestigjin e saj ndërkombëtar, dhe pavarësisht mosmarrëveshjeve individuale, unë besoj se e ardhmja jonë do të jetë më e fortë kur veprojmë së bashku,” përfundoi ai./euronews
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...