Trepça dhe Bashkimi zhvillojnë betejën finale në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.
Takimi zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në kryeqytet me fillim nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
Mitrovicasit për të arritur në finale kanë mposhtur Proton Cable Prizrenin në çerekfinale kurse në gjysmëfinale eliminuan Sigal Prishtinën.
Kurse prizrenasit patën punë me Borën në çerekfinale teksa eliminuan në gjysmëfinale pas dy super përballjeve Vëllaznimin e Gjakovës.
Të drejtuarit e Adis Beciragic kërkojnë titullin e katërt me radhë të Kupës së Kosovës teksa Bashkimi dëshiron ta fitojë për herë të parë pas 24 vitesh.
Hera e fundit kur “Arpagjikt” triumfuan këtë event ishte viti 2001.
Këto dy skuadra në finale të Kupës edhe në vitin 2012 e 2022, ku dy herë triumfuan mitrovicasit.
Kampioni në fuqi i Kupës është Trepça, ku në finale sezonin e kaluar mposhtin Sigal Prishtinën pas një drame në Gjakovë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...