Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për dhunimin fizik e keqtrajtimin seksual të një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se është me të meta mendore, pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore.
Në njoftimin për media thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.
Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, Esat Shala, ditën e sotme ka publikuar fotografitë e një gruaje që sipas tij, dyshohet se dhunohet fizikisht dhe përdoret seksualisht.
Shala ka bërë të ditur se ajo quhet Adile dhe është nga Gjilani.
Ai ka thënë se ajo vuan nga probleme mendore dhe detyrohet të kërkojë lëmoshë nga disa persona, ku në qoftëse ajo nuk arrin pazare të mjaftueshme, ata ushtrojnë dhunë fizike e seksuale mbi të./Arbresh.info/
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi