Policia kryen bastisje në Mitrovicën e Jugut, sekuestron një armë me tetë fishekë

08:58 | 12 Shkurt 2025
K.B

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në Mitrovicën e Jugut.

Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tetë fishekë.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/