Nesër luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll midis Trepçës dhe Bashkimit.
Kjo sfidë do të luhet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në Prishtinë me fillim nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
FBK ka ndarë nga 750 bileta për secilën klub. Trepça përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se të gjitha biletat janë shitur brenda 10 minutave.
“Të gjitha biletat e finales janë shitur! Federata e Basketbollit ka menaxhuar shitjen dhe organizimin. Nesër në finale, atmosfera pritet të jetë e zjarrtë! Na priftë e mbara”, shkruhet në njoftimin e klubit mitrovicas.
400 bileta janë servuar për publikun ndërsa 350 do t’i ketë tifogrupi “Torcida” që pritet të udhëtojnë drejt Prishtinës.
“Xehetarët” kërkojnë triumfin e katërt radhazi në Kupë, pas triumfit në Pejë, Rahovec dhe Gjakovë në tri vitet e fundit./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...