Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, takim ky që erdhi pas arrestimit me kërkesë të SPAK, të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ndërkaq, sot kreu i qeverisë shqiptare regoi për herë të parë për arrestimin e Erion Veliajt.
“Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, jo një here, por tre herë, por po marrim aktualisht, – është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjecare “Nuk kam koment, nuk kam koment”, tha Rama në një komunikim live me ndjekësit në rrjetet sociale.
Rama shtoi se drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste, mirëpo duhet të thuhen edhe opinionet kritike./abcnews.al
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...