Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se opozita duhet të mendojnë mirë hapat që do t’i marrin gjatë kësaj jave.
Ajo thotë se secili kryetar i partive opozitare që pranon koalicion me Kurtin, e pranon se elektorati i tyre sipas saj është “hajvanat”.
“Secili kryetar i partive opozitare që e pranon një koalicion me Albin Kurtin, e pranon se elektorati i tyre është hajvanat. Prandaj le të mendojnë mirë për hapat që do t’i marrin gjatë kësaj jave”, shkruan Musliu në Facebook./Arbresh.info/
Ndryshe, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës tha se PDK nuk do bëjë koalicion me VV-në.
“Ne nuk do të hyjmë në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut, nuk kanë program dhe nuk u ballafaquan gjatë fushatës. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkimin dhe bashkëpunimin” tha Hamza./Arbresh.info/
Bedri Hamza: PDK nuk do të përfshihet në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...