Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka dal në një konferencë për media, ku ka folur për rezultatin zgjedhor.
Sipas tij PDK-ja është partia e dytë më e madhe politike në vend më mbi 200 mijë vota, shkruan Arbresh.info.
“PDK ka arrit një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend më mbi 200 mijë vota. Kjo është dëshmi e besimit të qytetarëve në PDK. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne. Ajo që kemi parë në këtë proces është e qartë se shumica e qytetarëve ja kanë kthy shpinën kësaj qeverie. Qytetarët tonë treguan se Kosova mundet më mirë. Tash po hyjmë në një fazë të re. Ditëve në vijim do të dalim me qëndrimin tonë zyrtar për hapat e ardhshëm”, ka thënë Stavileci.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...