Deri në orën 12:00, 14.5 për qind e qytetarëve kanë votuar në zgjedhjet parlamentare në nivel vendi.
Kështu ka bërë të ditur Eugen Cakolli nga Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim në një konferencë për media ku ka theksuar se parregullsia më e madhe ishte vështirësia për të gjetur emrin në listën e votuesve.
“Deri në orën 12:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5 për qind e qytetarëve në nivel vendi. Dalja në komunat me shumicë serbe, ngjashëm sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e daljes në nivel vendi, respektivisht në mbi 24 për qind”, tha Cakolli.
“Sa i përketë parregullsive më të shprehura për gjatë pjesës së parë të ditës, deri në mesditë, vështirësitë për të gjetur emrin në listën e votuesve nga ata e votuesve janë parregullsitë kryesore që kanë karakterizuar mbi 50 për qind të vendvotimeve në nivel vendi. Shqetësues mbetet fakti që kemi afërsisht 6 për qind të vendvotimeve në të cilat numri i votuesve që nuk e kanë gjetur emrin në listën e votuesve, arrin deri në 50 sosh. Kjo problematike mund të jetë si rezultat i ndryshimeve të shumta në qendrat e votimit që janë bërë nga ana e KQZ-së për shkak të rritjes së numrit të votueseve por edhe ndryshimeve të tjera. Sipas rregullave të KQZ-së, vetëm votuesit që nuk din shkrim lexim, dhe votuesit që kanë paaftësi fizike mund të kërkojnë asistencë për të votuar. Megjithatë për votuesit e grupit të dytë, kërkohen një dëshmi mjekësore. Deri në mesditë fenomeni i votimit me asistencë ka qenë mjaftë i shprehur. Në fakt 6% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë votuar deri më tani kanë votuar me asistencë. E në mesin e votuesve të asistuar 2 të tretat e tyre janë votuese gra”, u shpreh tutje Cakolli.
‘‘Sa i përket fotografimit të votës, ky fenomen është ende prezentë në këto zgjedhje, Deri në orën 12 kemi pasur raste të izoluara. Sa i përket incidenteve apo të një natyre me serioze, 4% të vendvotimeve në nivel vendi gjatë pjesës së parë të ditës kanë hasur qoftë procedurale, apo probleme të një natyre më serioze. Vlen të përmendet çështja e vendosjes së kabvinave të votimit, ku përkundër faktit të njëjtat janë vendosur sipas regullatives ligjore, ka pasur raste të shtuar ku persona të identifikuar si staf i KQZ kanë kërkuar që kabinat e votimit të vendosen përball njëra tjetrës. Problem tjetër i evidentuar gjatë pjesës së parë të ditës, është edhe fshirja e lehtë t ngjyrës të votueseve, problem ky mund të ndikojë dhe mund ti hap rrugë votimit të dyfishtë që do të mund ta minonte integritetin zgjedhor’’, tha tutje Cako0lli./Arbresh.info.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...