Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka votuar në shkollën “Hasan Prishtina”.
Krasniqi tha se çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe të vendosë për drejtimin e vendit në katër vitet e ardhshme.
“Sot, është një ditë e madhe për vendin dhe demokracinë tonë. Unë dhe Meliza votuam me besim të plotë tek e ardhmja e qytetarëve tanë dhe mundësia për një Kosovë më dinjitoze. Besoj se çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe të vendosë për drejtimin e vendit në katër vitet e ardhshme. Ashtu siç zhvilluam një fushatë pozitive, të fokusuar tek e ardhmja, jam i bindur se edhe vota e qytetarëve do të reflektojë të njëjtin vizion”, shkroi Krasniqi në Facebook./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...