Katër persona të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të votuesit”, janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëvendës Drejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Elshani, ka theksuar se një qytetar ka njoftuar se atij i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, dhe nëse nuk e bën ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten.
“Dyshohet se thirrja ka ardhur nga qendra për punë sociale në Zubin Potok. Pas bastisjes këtij lokacioni janë gjet prova që ndërlidhen me vepren penale, ndërsa me këtë rast 4 persona janë sjellë në stacion të policisë si persona të dyshimt në lidhje me vepren Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve. Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me prokurorin kujdestar do të vendoset se si të veprohet tutje”, ka thënë Elshani./Arbresh.info/
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...
Autoritetet e konfirmojnë, sulmi në Sidnei ishte terrorist &...
Ndihma humanitare e Kosovës mbërrin në Gaza, nis shpërndarja...
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...