Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbështetur propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për Gazën, ndërsa ushtria izraelite është urdhëruar të përgatisë plane që një numër i madh i palestinezëve të largohen nga territori.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit i ka thënë ushtrisë së tij që të përgatisë një plan për të “lejuar çdo banor të Gazës që dëshiron të largohet ta bëjë këtë”, në përputhje me propozimin e presidentit Donald Trump që SHBA të marrë territorin dhe të rivendosë 2.1 milionë palestinezët e saj diku tjetër. Israel Katz tha se banorët e Gazës duhet të kenë “lirinë e lëvizjes dhe migrimit” dhe vendet kritike për luftën e Izraelit me Hamasin ishin “të detyruara” t’i pranonin ata.
Ndërkohë, Trump tha se Gaza do t’i “dorëzohet” SHBA-së nga Izraeli “në përfundim të luftimeve”. Por presidenca palestineze përsëriti refuzimin e saj të planit, i cili ka thënë se do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe këmbënguli se “Palestina nuk është në shitje”.
Ministri izraelit i mbrojtjes shkroi në X të enjten se ai përshëndeti “iniciativën e guximshme” të presidentit amerikan, duke thënë se ajo mund të “mbështesë përpjekjet afatgjata të rindërtimit në një Gazë të çmilitarizuar dhe pa kërcënime pas Hamasit”.
Ai pretendoi se Hamasi po i pengonte njerëzit të largoheshin nga Gaza dhe tha se ata duhet të kishin “të drejtën e lëvizjes së lirë dhe migrimit”.
Të mërkurën, mbreti i Jordanisë shprehu “refuzimin e çdo përpjekjeje për aneksimin e tokës ose zhvendosjen e palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, ndërsa ministri i jashtëm i Egjiptit theksoi rëndësinë e rindërtimit “pa largimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës”.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut paralajmëroi se çdo transferim i dhunshëm ose deportim i njerëzve nga territori i pushtuar ishte rreptësishtë i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha gjithashtu se ishte “thelbësore për të shmangur çdo formë spastrimi etnik” dhe theksoi se Gaza do të ishte një pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez.
Antonio Guterres tha në një takim në Nju Jork se bota “kishte parë një ç’humanizim dhe demonizimin rrëqethës, sistematik të një populli të tërë”./RTK
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...