Një incident i dhunshëm ka ndodhur të enjten në një shkollë të mesme në Kamenicë, ku disa nxënës janë përfshirë në një rrahje mes tyre.
Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar tre të mitur të dyshuar për përfshirje në këtë incident dhe ka konfiskuar një boks metalik, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
“Shkolla e mesme Kamenicë/ 06.02.2025 – 10:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Si dëshmi është konfiskuar një boks i metalit, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...