Valbona Mhilli dhe Gjesti kanë vazhduar me një përplasje edhe gjatë ditës së sotme (e enjte).
Ka qenë një moment që e ka prekur banoren tejet shumë, ku një fotografi që ia bëri Jozi për ditëlindje, këngëtari pejan ia grisi atë.
Ajo iu lut dhe i kërkoi disa herë që të mos e bënte, por Gjesti vazhdoi dhe prishi foton.
E krahas kësaj, Valbona mori atletet dhe i hodhi në pishinë, e me atë inat edhe rrobat e konkurrentit.
Gazetarja shkoi në dhomë të gjumit dhe shpërtheu në lot për atë veprim, duke e bërë të pakuptueshëm për të tjerët.
“Nuk e meritoj. Ma grisi, unë prandaj nuk i mbajta një bluze dje Jozit se thash kam dhuratën këtu. Ma grisi fotografinë time që më ka bërë Jozi dhuratë, ma hodhi në plehra”, tha ajo.
Tutje, Valbona i tha se hodhi tortën e familjes, që i erdhi si dhuratë për ditëlindje, derisa shtoi se nuk do ta falë për këtë. /Telegrafi/
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...