Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim me koordinatoren nacionale, Sebahate Sinani dhe koordinatorët e prokurorive për rastet e trafikimit me qenie njerëzore, ku kanë marrë pjesë edhe prokurorët nga departamentet për të Mitur në prokuroritë themelore.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me rastet e trafikimit me qenie njerëzore gjatë vitit 2024, si dhe një sërë çështjesh të rëndësishme profesionale që ndërlidhën me luftimin e trafikimit me qenie njerëzore duke përfshirë edhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët gjatë trajtimit të rasteve të trafikimit, përcjell Arbresh.info.
“Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi theksoi se përherë ekziston gatishmëria e tij për t’i mbështetur prokurorët që i trajtojnë këto raste, duke theksuar se trafikimi me njerëz është një ndër veprat me komplekse e paraparë në Kodin Penal që kërkon qasje profesionale dhe konstruktive nga ana e prokurorëve”, thuhet në njoftim.
Siç njofton zyra e Kryeprokurorit, mbajtja e këtij takimi është mbështetur nga projekti rajonal “Mbështetja e BE-së për përmirësimin e luftës kundër kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor “EU4FAST ËB”, prezantimi i të cilit projekt u bë në fund të këtij takimi./Arbresh.info
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...