Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kërkimin e një personi pasi dyshohet se kreu veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, në Prizren.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” më datë 10.08.2024, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tij lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi kërkohet, për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’, e cila ka ndodhë më 10.08.2024 në rrugën ‘Ismajl Kryeziu’ në Prizren”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192./Arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...