
Richard Grenell, US ambassador to Germany, gives a speech as he attends a congress of the Junge Union (JU), the youth wing of Germany's conservative CDU/CSU union, on October 5, 2018 in Kiel, northern Germany. (Photo by Daniel Bockwoldt / dpa / AFP) / Germany OUT (Photo credit should read DANIEL BOCKWOLDT/AFP/Getty Images)
Emisari për misione të posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka theksuar se miliarda dollarë të taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për organizata joqeveritare që shtyjnë politika radikale në Ballkanin Perëndimor.
Grenell ka shpërndarë një postim të “Kos_data” në platformën ‘X’, e në të cilin Kosova prinë në një listë për nga milionat e përfituar prej USAID-it në Ballkanin Perëndimor në periudhën 2020-2024 me 537 milionë dollarë. Ai ka thënë se milionat janë ndarë nga politikanët amerikanë në mënyrë të pamatur.
“Amerikanët punëtorë paguajnë taksa, politikanët në Washington DC, i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliarda u jepen OJQ-ve të krahut të majtë për të shtyrë politika radikale në shtete të tjera”, ka shkruar Grenell.
Presidenca amerikane ka vendosur t’i ndalë ndihmat amerikane për botën. Trump ka vendosur t’i ngrijë të gjitha për 90 ditë, përveç ndihmës urgjente ushqimore dhe ndihmës ushtarake për Izraelin dhe Egjiptin./rtk
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin