Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se vendi që udhëheq është i hapur për “investime” nga aleatët, për sa kohë që ata ofrojnë ndihmë në luftën kundër Rusisë.
Ky deklarim erdhi pas një kërkese të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili sugjeroi që Ukraina të furnizonte Shtetet e Bashkuara me burime të rralla natyrore, elementë të nevojshëm për industrinë elektronike, në këmbim të ndihmës ushtarake.
Ky propozim ka ngjallur kritika, duke u cilësuar si një shfrytëzim të pushtimit rus për përfitime materiale, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, që e ka quajtur planin “egoist”.
Zelensky ka reaguar ndaj këtij propozimi duke theksuar se Ukraina është e hapur për investime nga partnerët që e mbështesin atë në mbrojtjen e territorit të saj dhe në luftën kundër Rusisë, përmes ndihmës ushtarake, pranisë ushtarake, dhe paketave të sanksioneve.
Ai ka shtuar se ka biseduar më herët me Trumpin në lidhje me këtë temë dhe se ekipet e tij po përgatiten për një vizitë nga një delegacion amerikan./abcnews.al
Trumpi paralajmëron hakmarrje pas vrasjes së tre amerikanëve...
Një lëndë ushqyese kyçe për shëndetin e kockave, katër shkaq...
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...