Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, në selinë qendrore të partisë.
Gjatë këtij takimi, Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin për ecurinë e fushatës elektorale të LDK-së.
Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës.
“E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit.Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik”, tha ai./Arbresh.info
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...