Dogana e Kosovës ka vendosur nën menaxhim të plotë terminalin doganor në Han të Elezit dhe të Dheut të Bardhë.
Sipas njoftimit, kjo erdhi si pasojë e vendimit të Qeverisë për shpronësim dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave të shpronësimit të terminaleve doganore, shkruan Arbresh.info.
Doganan njofton se tani e tutje nuk do të ketë pagesë për tarifa të hyrjes në terminale gjë që ndikon në uljen e kostos së operimit të bizneseve e si rrjedhojë kjo do të reflektojë edhe në uljen e çmimeve të produkteve në treg.
“Evitimi pagesës së tarifës për hyrje në terminal është gjithashtu adresim i sfidave të raportuara në raportin e vendit nga Komisioni Evropian, andaj kjo përbën edhe një hap të rëndësishëm në proceset integruese”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...